Simeone i habit të gjithë: E PADREJTË! Kjo është krejtësisht e gabuar!

12 Mars 2020
10:02
back button

Diego Simeone u çmend nga festa për kualifikimin e arritur në fushën e Liverpool, që erdhi pas kohës shtesë. Një ndeshje e madhe për Atleticon e tij, që eliminon kampionët në fuqi të Europës.

Gjithsesi, pavarësisht se shumë i lumtur për këtë kualifikim, Simeone i ka çuditur të gjithë gazetarët me deklaratën e tij, se ky kualifikim është krejtësisht i padrejtë.

“Patëm 30 minuta më shumë për të shënuar një gol jashtë fushës dhe Liverpooli nuk e pati atë fat. Kjo është krejtësisht e padrejtë. Rregulli na favorizoi ne këtë ndeshje, por në të ardhmen mund të jetë e kundërta. Liverpool kishte 30 minuta më pak që të shënonte një gol jashtë fushës, pra në Madrid. Është krejtësisht e gabuar diçka e tillë”, përfundoi Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit