Simeone: I kam thënë Interit 2000 herë, do të ndodhë…

17 Dhjetor 2018
16:35
Alfred Lleshi
back button

Diego Pablo Simeone foli në “Radio Anchi'o” për të ardhmen e tij, stilin e futbollit që aplikon si trajner dhe Atlético Madridin. I pyetur mbi mundësinë e trajnimit të Interit, argjentinasi nënvizoi: "Unë mendoj se kam qenë shumë i qartë. 2000 herë e kam thënë atë që mendoj për rikthimin tim tek Interi. Nuk ka nevojë ta them edhe një herë tjetër, me siguri do të ndodhë".

Po cila është situata e tij tek Atlético Madrid? Simeone përgjigjet: "Unë vazhdoj të punoj dita-ditës me besim. Më ka mbetur edhe një vit kontratë dhe po punojmë shumë mirë". Dy fjalë edhe për stilin e tij, që ka aplikuar tek Atletico Madrid:

"Shpresoj të vazhdoj në të njëjtën linjë, për të njëjtën gjë, që kemi punuar për 12 apo 13 vite. Stili është pasuri e klubit, jo e imja. Klubet kanë një histori, që duhet ta respektojmë. Inter, Juventus, Athletic Bilbao, Barcelona…, ato kanë një personalitet si klube. Pastaj, lojtarët e një skuadre janë ato që të drejtojnë drejt një stili të caktuar. Ato e materializojnë një stil loje, jo trajneri".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit