Simeone i shtrin dorën “armikut”: Për sa kohë është këtu do të trajtohet si i barabartë

9 Gusht 2024
8:23
Telesport
back button

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, foli në konferencën për shtyp pas fitores 6-1 të “colchoneros” në miqësore kundër ekipit të Kitchee, në Hong Kong. Gjatë fjalës së tij, “Cholo” foli edhe për Joao Felix, gjithmonë në qendër të thashethemeve të shumta për transferimin e tij.

Ai është në skuadër në të njëjtat kushte si shokët e tij të skuadrës. Ne do ta vlerësojmë për punën e tij, përkushtimin e tij, paraqitjet e tij dhe për gjithçka që mund të japë në garë me shokët e tij. Ne mendojmë për klubin e ekipin dhe kjo do të vazhdojë deri në ditën që ai do të jetë këtu me ne”, tha Simeone.

Me pak fjalë, një deklaratë që përpiqet të zbusë sadopak tensionin rreth një lojtari që konsiderohet një këmbë e gjysmë jashtë Madridit. Lojtari portugez ka kohë që luan i huazuar në klube të ndryshme, për herë të fundit të Barcelona, pas përplasjeve që ka patur me Atletico Madrid.

Edhe këtë verë e ardhmja e Joao Felix është ende e paqartë, pasi ai shprehet se dëshiron të largohet. Ai ka luajtur edhe në miqësoret e fundit me skuadrën e Atletico Madrid, madje shënoi edhe dy gola kundër Getafe, por vështirë se mund të veshë sërish fanellën “colchoneros”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit