Në muajin dhjetor, trajneri argjentinas Diego Simeone do të bëjë 13 vite në krye të Atletico Madrid. Një epokë, ajo e ‘Cholo’, e cila duket se ende nuk dëshiron të përfundojë, pavarësisht thashethemeve të ndryshme se aim und të largohet se shpejti nga Madridi.
Duke folur për këtë çështje, Simeone tha: “Punën time bëj me pasion. Nuk kam asnjë angazhim të veçantë me askënd. Kam një staf teknik më ka ndihmuar shumë, një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh dhe fatin e madh që jam pjesë e një klubi që më ka mbështetur gjithmonë”.
Duke folur për ikonat e Atletico Madrid trajneri u shpreh me fjalë të ëmbla për Antoine Griezmann: “Këtij futbollisti i detyrohem vetëm mirënjohje. E kam takuar kur ishte 22 vjeç, kur mbërriti në klub. U rritëm bashkë të dy. Një ditë më thoshte se arriti në 400 ndeshje dhe se unë isha trajneri që e detyrova të luajë 400 herë”.
“Antoine vazhdon të na japë talentin, hierarkinë, personalitetin. Ne do të shijojmë çdo moment për sa kohë që ai është me ne dhe kur të vijë dita që ai duhet të largohet, ne do ta shoqërojmë sepse ai do të jetë një nga më të mirët në historinë e Atlético”, u shpreh Diego Simeone.