Simeone lodhet nga tradhtitë, mbledhje urgjente me “të larguarin” e radhës

17 Maj 2019
12:00
back button

Atletico Madrid do të jetë një “kantier ndërtimi” në merkaton e verës. Shumë lojtarë do të largohen për shkak të moshës, shtoi këtu “firot” e Hernandez dhe Griezmann që kanë pranuar të largohen duke iu paguar klauzola tyre.

Mesfushori Rodri është i piketuari nga Manchester City, të cilit i është ofruar një kontratë e majme dhe tek Atletico do të paguhet klauzola prej 70 milionë euro.

Për të sqaruar të ardhmen e tij, trajneri Diego Simeone e ka thirrur në një takim mesfushorin. Mediet spanjolle raportojnë se pas stërvitjes së ditës së enjte, trajneri dhe 22-vjeçari janë parë së bashku duke diskutuar për një kohë të gjatë privatisht, ku i ka kërkuar që të ia bëjë të qartë vendimin për të ardhmen e tij.

Këtë gjë Simeone është duke e bërë me të gjithë lojtarët e tij, për të kuptuar gjendjen e skuadrës dhe lojtarët me të cilët mund të ngrejë projektin e rij.

Pas kësaj bisede, Rodri ka qëndruar për një orë në parkingun e qendrës stërvitore duke folur në telefon.

Ajo që besojnë në Spanjë është se mesfushori pëlqen të kalojë tek City për shkak të sistemim të lojës së Pep Guardiola, që përshtatet me stilin e tij si futbollist, ndryshe nga metodat që ndjek Cholo Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit