Simeone: Nuk më pëlqen falsiteti i Premier League. Kjo gjë nuk ekziston në futboll

2 Nëntor 2021
16:16
Denis Hakanaj

Atletico Madrid do të sfidojë Liverpool-in në Anfield mbrëmjen e së mërkurës në Champions League.

Trajneri i Colchoneros, Diego Simeone, ka folur për super sfidën në konferencë për shtyp:

“Griezmann nuk do të jetë dhe Joao Felix ka punuar shumë mirë.  Shpresojmë që të bëjë një ndeshje të mirë”, ka thënë trajneri argjentinas.

Në lidhje me faktin se nuk i dha dorën Klopp-it pas humbjes së pësuar në Wanda Metropolitano:

“E kam shpjeguar pas ndeshjes, nuk më pëlqen të përshëndetem pas ndeshjes sepse e kuptoj se emocionet e trajnerëve janë të ndryshme, në Angli përdoret si formë edukate, por nuk jam dakord sepse nuk më pëlqen falsiteti”.

Për Klopp:

“Nuk mund të flas për njeriun sepse nuk e njoh, vlerësoj trajnerin e madh që është dhe punën e madhe që ka bërë. Nuk mendoj si luajnë skuadrat kundërshtare, kam disa kode dhe mes trajnerëve duhet të respektojmë atë situatë”.

Për ndeshjen:

“Llogari të hapura me Liverpool-in? Janë dy stadiume të mëdha, me tifozë të mëdhenj dhe klube të mëdha që duan të rriten, në futboll nuk ka hakmarrje. Ajo ndeshje ka mbaruar. Të mërkurën është një ndeshje e re dhe do të ketë pasoja të tjera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit