Simeone shkruan historinë, vetëm Pep dhe dy legjenda kanë bërë mirë se ai

15 Mars 2024
15:53
Denis Hakanaj
back button

Simeone po bën historinë në mënyrën e tij me Atletico Madridin.

Ai ka qenë në krye të klubit për 13 vjet dhe është mësuar me arritjet e mëdha edhe kur shumë e japin atë për të mbaruar. Megjithatë, trajneri argjentinas është i aftë të përmbysë parashikimet duke vënë në lojë cilësitë e tij: vendosmërinë, mentalitetin dhe dëshirën për të mos u dorëzuar deri në fund.

Ndodhi në Champions League ndaj Interit, për shumë skuadra favorite në përballjen e dyfishtë, por në Wanda Metropolitano, Colchoneros arritën të përmbysin humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe të kalojnë në 1/8-at me penallti falë një super Oblak.

Në këtë mënyrë, Simeone shkaktoi zhgënjim të mëtejshëm te tifozët zikaltër që nga ai 5 maj (shënoi në fitoren 4-2 të Lazio-s kundër Inter-it, duke i dhuruar titullin Juventus-it) deri në ndeshjen e Champions League dhe hyri gjithnjë e më shumë në historinë e klubit bardhekuq në kompeticion.

Nuk është hera e parë që si jo favorit ai arrin të eliminojë skuadrat e favorizuara për fitoren përfundimtare: ndodhi kundër Bayernit të Guardiolas në 2016 dhe me Liverpoolin e Klopp në 2020.

Megjithatë, ajo kundër Interit është fitorja e pesëdhjetë e Simeones me Atletico Madridin në Champions League. Më shumë se 50% e sukseseve të arritura mbajnë nënshkrimin e trajnerit argjentinas (50 nga 81).

Duke e zgjeruar rrethin, Cholo është vetëm i katërti për nga totali i fitoreve në kompeticion pasi në podium gjejmë Ferguson me 102 suksese me Manchester United.

Më pas Wenger dhe Arsenal me 83 dhe në fund Guardiola me Cityn me 56. Simeone hyri në Olimpin e trajnerëve më të suksesshëm në Champions League dhe e solli Alteticon edhe një herë në mesin e tetë më të mirave në Europë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit