Simeone “thumbon” Real Madridin për lojën mbrojtëse: Më kujton skuadrën që kishim me Costa, kur na kritikonin

19 Shtator 2022
7:43
Alfred Lleshi
back button

Diego Simeone ka analizuar humbjen në derbi, duke shfajësuar stilin e tij.

Ndjesitë – “Lojtarët dhanë gjithçka, kanë një lojë shumë të mirë direkte, një kalim të shpejtë nga mbrojtja në sulm, forcë, mbrojtje e rregullt, luajnë mirë, përfitojnë nga shanset e tyre…

Real Madridi kundërsulmon me shpejtësi të konsiderueshme, përtej talentit që kanë lojtarët e tij. Personalisht mendoj se gjithmonë jemi përpjekur të mos e lëmë lojën nën komandën e kundërshtarit. Në pjesën e dytë kemi përmirësuar intensitetin. Kur Cunha dhe Morata hynë në lojë na dhanë pak më shumë jetë, por nëse kundër Real Madridit nuk ke intensitet…”

Griezmann – “Ne e kuptuam që Antoine mund të luante që në fillim. Na ndihmoi shumë si sulmues i dytë. Më ka mbetur ndjenja se nuk e kam humbur fytyrën e lojës, pavarësisht 0-2. Forca jonë është e mrekullueshme, por të shohësh Real Madridin që mbrohet ulët dhe shkon në kundërsulm ashtu… Më kujton skuadrën që kishim me Diego Costa, kur na kritikonin atëherë”.

Lëndimet e mbrojtjes dhe skuadrës – “Ne garojmë në çdo ndeshje si gjithmonë, duke u përpjekur të japim maksimumin. Është e vërtetë që sapo kemi humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi. Llorente luajti si mbrojtës i krahut, sepse e kuptonte se kishte më shumë përgjigje për duelin me Vinicius. Marcos ka luajtur edhe në mesin e fushës. Është e vërtetë që pa Giménez apo Savic nuk kishim njësoj qetësi në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit