Simeone thumbon Real: Tani të na shohin targën deri në fund të sezonit

4 Maj 2023
9:44
Telesport
back button

Momenti jo i mirë që ekipi i Real Madrid po kalon në La Liga ka bërë që skuadra e Atletico Madrid ta kalojë në renditje pas fitores 5-1 ndaj Cadice, duke u ngjitur në vendin e dytë. Tashmë “colchoneros” janë ndjekësi më i afërt i Barcelona, duke shpresuar ta mbrojnë këtë vend deri në fund.

Objektivi ynë ka qenë të përmirësohemi dhe ia kemi dalë mbanë. Pas pushimit nga botërori ekipi po luan shumë më mirë dhe ky është rezultati, jemi të dytët në La Liga. Jam i kënaqur që kemi lënë pas Real dhe duam t’u tregojmë targën deri në fund të kampionatit”, tha trajneri Diego Simeone.

Ndoshta ky është vetëm fillimi i një tjetër rrugëtimi të suksesshëm, që mund të na çojë te titulli sezonin e ardhshëm. Nëse do të kishim këtë ritëm edhe në fillimin e sezonit sot do të ishim edhe më mirë në renditje. Gjithsesi, shijojmë momentin dhe jemi të kënaqur që kaluam Real”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit