Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për DAZN pas fitores 0-1 ndaj Romës. Trajneri eshte sidomos i kenaqur nga nje fakt: “Tre ndeshjet ku nuk pësuam gol ishin kundër skuadrave të forta. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi, por sonte ishim shumë mirë. Pjesa e parë e balancuar ndersa në të dytën pasi dilnim nga presioni mund të kishim dyfishuar Unë jam shumë i kënaqur me atë që më treguan djemtë”.
Rëndësia e vazhdimësisë larg shtëpisë? Jeni të shqetësuar për lëndimet? “Patjetër. Sonte kishim disa probleme në mes, Asllani dhe Zielinski nuk jane mire fizikisht dhe as Calha nuk ishte në maksimumin e tij. Mendoj se ndaloi në kohë dhe kerkoi nderrimin. Ne biseduam për këtë me ekipin: na mungonin pikët jashtë. Sonte ishte e vështirë dhe ne jemi një ekip i bashkuar”.
Çfarë tjetër duhet të bëjë Lautaro për të fituar Topin e Artë?
“Ai duhet të vazhdojë kështu, me Interin dhe me kombëtaren. Mendoj se është ndër 5 më të fortët në botë, jam i lumtur për të. Sonte do t’ua jepja të gjithë djemve meritat, u përballëm me një ekip cilësor. Fitorja në Romë është diçka shumë e rëndësishme”.
Juventusi javen e ardhshme?
“Së pari eshte Young Boys, pastaj do ta përgatisim sa më mirë që të mundemi ate ndeshje brenda një dite e gjysmë”.