Simone Zaza mund VAR dhe kthen në jetë Torinon me dy gola, çmendet trajneri i ri në debutim!

22 Janar 2021
22:50
Telesport
back button

Debutimi i Nicola te Torino pas shkarkimit të Giampaolos duket se i ka dhënë vitalitet granatave, aq sa sot teksa e shihnin ndeshjen t’i ikte nga duart kur Benevento udhëhiqte 2-0, arriti të barazonte me dy golat e Simone Zaza.

Në fakt, jo vetëm kaq, por Torinos iu anuluan edhe dy gola të tjerë dhe njëri nga ato po nga Zaza. Një reagim krenarie në pjesën e dytë, pasi skuadra e Inzaghit shënoi me Viola dhe Lapadula.

Madje, në sekondat e fundit, Torino desh bëri përmbysjen e madhe duke iu afruar golit të 2-3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit