Sinner mund Djokovic dhe shkon në finalen e Wimbledon, do të mbrojë titullin ndaj Zverev

11 Korrik 2026
8:17
Telesport
back button

Tenisti italian Jannik Sinner do të luajë të dielën për të mbrojtur titullin kampion në grand slam-in e Wimbledon. Numri 1 në botë fitoi 3-0 (6-4, 6-4, 6-4) ndaj serbit Novak Djokovic në gjysmëfinale, duke u kualifikuar për në finale.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por 24-vjecari italian arriti të fitojë nga një “game” me shërbimet e kundërshtarit në secilin set. Një fitore e merituar për Sinner, që synon titullin e dytë në turneun londinez, më i rëndësishmi i fushave me bar.

Përballë tij në finale do të jetë gjermani Alexander Zverev, numri 3 në botë. Ai mundi 3-0 (7.6, 6-2, 6-4) britanikun Arthur Fery, që ishte surpriza e këtij turneu. Zverev, pas triumfit në Roland Garros, kërkon të përsëritë të njëjtën gjë edhe në Wimbledon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit