Sinner “numri 1”, Djokovic zbret në vendin e tretë, Swiatek “mbretëron” te femrat

10 Qershor 2024
13:07
Telesport
back button

Grand slam i Roland Garros në tenis ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në renditjen e tenistëve. Ashtu sikurse pritej, pas tërheqjes nga çerekfinalet e këtij turneu, i dëmtuar, serbi Novak Djokovic ka lënë kreun e renditjes.

Djokovic ka zbritur në vendin e tretë, i parakaluar nga italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz. Kjo është hera e parë në historinë e tenisit që një italian është në vendin e parë të renditjes, me gati 1000 pikë më shumë se Alcaraz.

Te femrat nuk ka asnjë surpizë, me polaken Iga Swiatek që mbron vendin e parë, madje e shkëputur ndjeshëm nga ndjekëset. Në vendin e dytë është ngjitur amerikania Gauff, që la pas bjellorusen Sabalenka e kazaken Rybakina.

“Top-5, Meshkuj”

1-Jannik Sinner, 9.525 pikë

2-Carlos Alcaraz, 8.580 pikë

3-Novak Djokovic, 8.360 pikë

4-Alexander Zverev, 6.885 pikë

5-Daniil Medvedev, 6.485 pikë

“Top-5, Femra”

1-Iga Swiatek, 11.695 pikë

2-Coco Gauff, 7.998 pikë

3-Aryna Sabalenka, 7.788 pikë

4-Elena Rybakina, 5.973 pikë

5-Marketa Voundrousova, 4.503 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit