“S’ka asnjë shans që Novak Djokovic të luajë në US Open”

5 Gusht 2022
9:54
Telesport
back button

Nuk ka asnjë shans që Novak Djokovic të luajë në grand slam të US Open”. Është kjo deklarata e dhënë sot nga ish-tenisti Goran Ivanisevic, aktualisht trajneri i serbit.

Djokovic, i pavaksinuar, nuk mund të hyjë në Amerikë për shkak të ligjeve në fuqi. Për pasojë, ai nuk mund të luajë në grand slam e US Open, ashtu sikurse edhe në dy turnetë Masters të Montreal dhe Sinsinati.

Novak do të bëjë gjithçka që është e mundur për të qenë në Nju Jork. Ndoshta e lejojnë të luajë me një leje të veçantë, por koha sa vjen e pakësohet. Personalisht nuk kam shumë shpresa që kjo gjë të ndodhë”, tha Ivanisevic.

Nuk besoj se presidenti Biden do të ndryshojë rregullat edhe pse shumë prej tyre janë absurd. Nëse je pozitiv, por je i vaksinuar mund të hysh në Amerikë. Nëse nuk je i vaksinuar jo edhe pse je negative. Kjo është absurde. Për fat të keq në sport bëhet shumë politikë”, tha Ivanisevic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit