Joao Felix, sulmuesi i Portugalisë, ka dhënë një intervistë për “Marca”, në të cilën ka komentuar zërat se përse ai nuk ka zbritur ende në fushë me kombëtaren e tij në Euro 2024.
“E pashë këtë lajm, është qartazi një gënjeshtër, përndryshe nuk do të isha këtu. Dhe është vetëm mungesa e njëpasnjëshme e respektit ndaj meje, ndaj trajnerit dhe kombëtares në përgjithësi”, tha sulmuesi i Barcelona.
“Ndonjëherë profesionalizmi dhe pasioni im për këtë sport janë në pyetje. Aty ka gjëra që janë gënjeshtra, që janë shpikur. “Unë e respektoj vendimin e tij, trajneri është ai që vendos”, tha Joao Felix.
“Ne folëm dhe ai më bëri të kuptoj se besimi mes nesh është 100% i palëkundur. Unë i thashë që kur të kishte nevojë për mua do të isha këtu për të ndihmuar ekipin, vendim tim, atë dhe skuadrën”, u shpreh Joao Felix.