Ish-ylli holandez Rafael van der Vaart i ka thurur Cody Gakpo këtë javë.
Sulmuesi i Liverpool shënoi një gol të mrekullueshëm që i hapi rrugën Holandës drejt çerekfinaleve.
Holandezët mundën Rumaninë në 1/8-at të martën, duke fituar 3-0.
“Nuk ka shumë lojtarë që mund të marrin topin dhe të bëjnë një mbrojtës ta bëjë në brekë”, tha Van der Vaart.
“Gakpo është një prej tyre”.
Pas ndeshjes, Gakpo tha: “Bëmë një ndeshje të mirë dhe treguam një reagim të madh nga ndeshja e fundit. Jemi shumë të kënaqur.
“Jam dakord, pas ndeshjes së fundit na duhej një reagim dhe sot ishte një hap i mirë në drejtimin e duhur”.