“S’kam asnjë këshillë për Guardiola-n”, Ancelotti: Nuk kam ndryshuar mendim

13 Dhjetor 2024
14:53
Telesport
back button

Trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti u pyet së fundmi nëse kishte ndonjë këshillë për Pep Guardiola-n në mes të vështirësive që po kalon me Manchester City-n.

Italiani e cilësoi spanjollin si një ‘novator’ dhe theksoi se nuk kishte asnjë këshillë për të dhënë.

Trajneri i Real Madrd tha për Madrid Universal:

“Nuk i jap asnjë këshillë, jo. Mendimi im nuk ndryshon për të, për shkak të rezultateve të fundit. Ai ka qenë një novator. Ne mund të kontrollojmë shumë gjëra, por jo rezultatin e ndeshjeve”.

Ancelotti është përballur me Guardiolan 12 herë në karrierën e tij, duke marrë katër fitore, gjashtë humbje dhe dy barazime. Hera e fundit që ata u përballën ishte në çerekfinalet e Champions League sezonin e kaluar.

Real Madridi fitoi me penallti pas dy ndeshjeve dhe vazhdoi të fitojë trofeun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit