“S’kam marrë asnjë ofertë dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem nga Juventus”

16 Qershor 2025
8:19
Telesport
back button

Andrea Cambiaso është ndër protagonistët te Juventus, lojtar që synon të lërë gjurmë edhe në Kupën e Botës për klube. Kohët e fundit ka patur mjaft thashetheme në lidhje me largimin e tij nga bardhezinjtë, për të shkuar te Milan apo Napoli.

Nuk kam marrë asnjë telefonatë. Ndoshta agjentët e mi. A më kërkoi Guardiola? Jo. Sa i përket të ardhmes në jetë ka vetëm vdekje me siguri. Unë jam i lumtur te Juventus, nuk kam kërkuar kurrë të largohem“, tha mbrojtësi për “La Gazzetta dello Sport”

Cambiaso thotë se ndihet në qendër të projektit pas një pjese të dytë të sezonit ku hasi vështirësi: “Kam pasur probleme fizike, jo mendore: Jam 25 vjeç, luaj për Juventus, çfarë problemesh mendore duhet të kem?

Duke folur për trajnerin Igor Tudor, ai shtoi: “Skuadra po kërkonte konfirmimin e tij. Ai ishte shumë i mirë dhe tani do të bëjmë përgatitjen me të dhe prandaj do të mund të punojmë më taktikisht”.

Jemi shumë të lumtur që vazhdojmë me të. Tani kemi Kupën e Botës për klube. Një mundësi e shkëlqyer për të treguar se jemi Juventus. Ne duam ta përballojmë mirë këtë turne dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar“, tha Cambiaso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit