“S’kam ndërmend të iki nga Bayern, fajin për largimin e trajnerit e kemi edhe ne”

5 Mars 2024
9:33
Telesport
back button

Mbrojtësi i Bayern Munich, Matthijs De Ligt, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të 1/16-tës së Champions League. Në këtë përballje, gjermanët do të duhet të përpiqen të përmbysin disavantazhin 0-1 në ndeshjen e parë ndaj Lazio.

De Ligt u ndal në disa vlerësime personale në lidhje me të ardhmen. Duke filluar me lamtumirën e tij të mundshme me Bayern: “Jo, nuk po e mendoj këtë gjë. Jam shumë i lumtur në Munich. Natyrisht që nuk kam pasur një sezon të lehtë deri më tani, kam qenë i lënduar për një kohë të gjatë”.

Për momentin ndihem mirë dhe jam në formë të mirë. Në fund vendimet i merr trajneri. Tani jam sërish pa lëndime dhe ndihem mirë. Dua të luaj dhe ta ndihmoj skuadrën aq sa unë mund”, tha De Ligt.

Për lamrumirën e Tuchel në fund të sezonit, ai tha: “Nuk jam unë ai që duhet ta analizoj këtë aspekt. Edhe ne lojtarët jemi përgjegjës, bëjmë gjithçka bashkë. Nëse trajneri duhet të largohemi duhet të themi gjithashtu se nuk kemi bërë punë të mirë”.

Jemi të gjithë së bashku në këtë periudhë dhe po së bashku do të na duhet të dalim nga kjo situatë. Kjo është arsyeja pse ndeshja e sotme ndaj Lazio është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha De Ligt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit