“S’kam ndërmend të qëndroj tek Atletico Madrid nëse nuk do të jem titullar”

13 Qershor 2024
10:48
Telesport
back button

Spanjolli Alvaro Morata, nga grumbullimi i kombëtares së vendit të tij, i ka çuar një mesazh klubit të tij Atletico Madrid në lidhje me të ardhmen. Ai ka zbuluar se nuk do të qëndrojë në Madrid nëse zbulon se nuk është titullar i rregullt sezonin e ardhshëm.

31-vjeçari ishte sulmuesi kryesor i Atletico Madrid sezonin e kaluar, duke shënuar 21 gola në të gjitha garat (48 ndeshje në total). Morata po përgatitet të kryesojë linjën e sulmit të Spanjës në Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Unë shoh atë që është në media dhe drejtorët e dinë se për çfarë po flas. Kështu që, do ta them qartë. Nuk kam folur me askënd, por nëse shoh që Atletico dëshiron të nënshkruajë me tetë sulmues, kam përshtypjen se nuk jam prioriteti në klub”, tha Morata.

Më tej, në deklaratën e dhënë për “El Larguero”, ai vazhdoi: “Unë jam 31 vjeç, do të jem 32 në tetor, kështu që nuk mund të qëndroj në Atletico Madrid nëse nuk do të luaj. Mendoj se kam mjaft admirues, në Spanjë dhe jashtë saj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit