“S’kam parë kurrë një gjë të tillë”, Pavard: Kam parë prindërit e mi në lot

19 Maj 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

Duke folur për TF1, Benjamin Pavard foli për titullin me Interit me një gazetar të jashtëzakonshëm: intervistuesi ishte në fakt ish-ylli i Milan-it dhe i Francës, Adil Rami.

“Festa ishte një gjë e pabesueshme, nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. Bëmë një udhëtim tetë orësh me autobus nga stadiumi për në Duomo, më kujtohet që pyeta edhe prindërit e mi se ku ishin dhe ata u përgjigjën: Jemi afër Duomos, por ju kaluat shumë shpejt’.

“Kthehem dhe shoh nënën time duke filluar të bëjë rrugën e saj duke i shtyrë të gjithë, me babanë tim pas saj. Pashë lotët në fytyrat e tyre dhe kjo më krijoi një emocion të madh, ata bënë shumë sakrifica për të qenë atje”.

Mbrojtësi më pas foli edhe për zgjedhjen e Interit:

“Doja të vija këtu sepse është një klub legjendar, i cili ka fituar disa trofe. Dhe pastaj sepse mund të luaja në rolin tim ideal. Ishte kombinimi perfekt që unë të ndihesha rehat këtu.

“Kampionati Europian? Në futboll luhet për të fituar tituj dhe për t’u dhënë emocione të gjithë francezëve. Shpresoj të jem në gjendje të rijetoj emocionet e përjetuara pas fitimit të Kupës së Botës. Gjithashtu sepse finalja është më 14 korrik, festa jonë kombëtare.

“Kur luan futboll, bën gjithçka për të fituar. Fitimi i Kampionatit Europian do të ishte diçka e jashtëzakonshme, por ka ende ndeshje për të luajtur.

“Ne do të mendojmë nga ndeshja në ndeshje, sigurisht që nuk besojmë se jemi tashmë në finale. Ne duam të kompensojmë finalen e Kupës së Botës, e cila ishte shumë e vështirë mendërisht: mendoj për atë ndeshje akoma tani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit