Skandal në Bosnje, thirrje nacionaliste ekstremiste. UEFA toleroi ekipin vendas, që mundi Egnatian

11 Korrik 2024
11:41
Alfred Lleshi
back button

Në një klimë raciste dhe nacionaliste, mes thirrjeve “Kosova është Serbi”, Egnatia është mundur në minutat shtesë, në ndeshjen e saj të parë të tureve kualifikueseve në grupe të Champions.

Kampionët në fuqi të Superligës, në transfertën ndaj Borac Banja Luka, në Bosnje, e mbyllën takimin madje me dy kartonë të kuq (Ndreca dhe Zejnullai).

Arbitri ndërpreu disa minuta ndeshjen dhe dha ultimatumin që, nëse koret anti-shqiptare vazhdonin, rrezikohej edhe mbyllja e ndeshjes dhe verdikti në tavolinë.

Pas një jave do të luhet ndeshja e kthimit në Shqipëri, teksa Egnatia duhet të përmbysë humbjen minimale (1-0). Duhet përmendur fakti se UEFA i toleroi ato banderola dhe kore raciste të boshnjakëve ndaj shqiptarëve, edhe flamujt serbë në stadium, pavarësisht se asnjëra skuadër nuk kishte lidhje zyrtare me Beogradin.

Denoncim që duhet bërë ky publikisht nga zyrtarëve të UEFA-s në këtë ndeshje, sepse rregullorja e ka të qartë: Nëse shpalosen pankarta me përmbajtje nacionaliste, apo konstatohen kore të tilla të tifozëve, ndeshja ndërpritet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit