Skandal në futbollin belg, ndeshje elitare e manipuluar pasi i leverdiste dy ekipeve! Shkarkohet trajneri dhe dënohen futbolliste

28 Mars 2024
19:43
Telesport
back button

Një skandal i rëndë ka perfshire futbollin belg, pasi është manipuluar në mënyrë të dukshme rezultati i një ndeshje ne kampionatin elitar. Westerlo dhe Genk përfunduan ndeshjen e sezonit të rregullt me një barazim 1-1 më 17 mars, me pasoja të rënda për atë që ndodhi në fushë, teksa dy skuadrat praktikisht ndaluan së luajturi pas minutës së 86’-të, kur Heynen barazoi për skuadrën e Genk, me këta të fundit që do të luajnë tashmë për titullin në pjesën e mbetur të sezonit.

Edhe pse Westerlo kishte një lojtar më shumë, pas një kartoni të kuq të skuadrës së Genk, futbollistët e këtij ekipi vetëm i pasuan topin njeri-tjetrit deri në vërshëllimën përfundimtare. Një nga lojtarët e Genk nisi të bënte ushtrime në fushë, ndërsa kishte shtrëngime duarsh mes lojtarëve të dy ekipeve pa pritur mbylljen e ndeshjes.

Kjo, pasi Westerlo i duhej një pikë për të shpëtuar nga rënia nga kategoria, ndërsa Genk me një të tillë siguronte pjesëmarrjen në grupin që luan për titullin kampion.

Kjo pikë i mundësoi që të kalonin Gent dhe t’i merrnin vendin në këtë grup, megjithatë Federata Belge u vu në veprim dhe për këtë arsye, ka gjobitur të 21 futbollistë që ishin në fushë, pezulloi me nga dy ndeshje 2 kapitenët si dhe të dy trajnerët e skuadrave, duke e cilësuar këtë “mashtrim të dukshëm”.

Menjëherë pas këtij vendimi të Federatës, klubi i Westerlo mori një hap edhe më të rëndësishëm pasi vendosi të shkarkonte trajnerin Rick De Mil, teksa në një komunikatë të klubit, thuhej se,- “Klubi ndjen keqardhje për këtë masë, por nuk mund të pranojmë që vlerat tona të vihen në diskutim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit