Skandal në “MasterChef Argjentina”, Wanda Nara flirton me një nga konkurrentët

31 Maj 2023
14:24
Telesport
back button

Po shtohen nga ora në orë zërat në lidhje me drejtimin jo shumë të ndershëm të emisionit “MasterChef Argjentina” nga Wanda Nara. Sipas mediave vendase, bashkëshortja e sulmuesit Mauro Icardi e ka tepruar në lidhje me komplimentet që i ka bërë një konkurrenti.

Produksioni i MasterChef Argjentina i ka sugjeruar Wanda Nara që ndjesitë pozitive të saj me një nga konkurrentët (Juan Francisco Moro) të jenë më të pakta, pasi ato janë tepër të dukshme gjatë emisionit”, shkruajnë mediat argjentinase, që shtojnë se ka patur edhe një flirt ms palëve.

Duket se mes drejtueses dhe kuzhinierit ka një marrëdhënie shumë të ngushtë, jo vetëm gjatë regjistrimii të emisionit por edhe pas tij. Kjo situatë e ka futur Wanda Nara sërish në qendër të skandaleve mediatike, pas atyre me Mauro Icardi dhe L-Gante, ndërkohë që fansave nuk u ka shpëtuar ky fakt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit