Një ngjarje e papranueshme ka ndodhur në futbollin anglez. Organizata e Gjyqtarëve të Premier League (PGMOL) ka nisur një hetim zyrtar ndaj gjyqtarit David Coote.
Arsyeja është një video e bërë tashmë publike, në të cilën gjyqtari shfaqet duke fyer Liverpool-in dhe ish-trajnerin e skuadrës së kuqe, Jurgen Klopp, me fjalë banale.
Coote është arbitri i cili drejtoi ndeshjen e fituar 2-0 të Liverpool-it ndaj Aston Villa-s. Ai duket qartë në video e ka quajtur klubin “m*t” dhe mendohet se kjo video është e vitit 2020.
Coote është pezulluar dhe nuk do të gjykojë ndeshjet e ardhshme të Premier League. Presim se si do të shkojnë hetimet, sepse mund të jetë edhe ndonjë modifikim me IA.
Recorded footage of David Coote calling Liverpool “sh*t” and Jurgen Klopp a “c*nt”.
— Anfield Edition (@AnfieldEdition) November 11, 2024