Skandal në Premier League. Gruaja e “kap mat”, ajo i dërgon fotografi: Kam fjetur me burrin tënd..

26 Gusht 2024
9:45
Alfred Lleshi
back button

Futbolli anglez është sërish në qendër të vëmendjes, të paktën në lidhje me çështjet ekstrasportive. Edhe një herë, shtypi britanik i ka bërë jehonë një skandali dashurie me një yll të Premier League, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por thuhet se ka luajtur në Kampionatin e fundit Europian. Historia ka prapaskenat e saj pa autorë publikë për momentin, për shkak se sa e ndërlikuar është.

E përmbledhur në një fjali: gruaja ‘gjuan’ futbollistin përmes kamerave të sigurisë, kur hyri në shtëpi me të dashurën, e cila nga ana e saj ishte përgjegjëse edhe për t’i dërguar një foto të ‘momentit’, në të cilin ishin në shtrat, me një mesazh: “”Unë kam fjetur me burrin tuaj”. Sipas “Mail Online”, që zbuloi historinë, çifti tashmë është ndarë.

Një burim ka pohuar se futbollisti i njohur ka futur në banesë të dashurën, teksa gruaja e tij ishte me pushime me fëmijët e tyre të vegjël: “Gruaja ishte krejtësisht e tronditur dhe e thyer shpirtërisht, sepse asgjë nuk mund të të përgatisë për diçka të tillë”. Mediat e sipërpërmendura pretendojnë se futbollisti ka tentuar ta bindë gruan e tij se fotografia e dërguar përmes Instagramit ishte false.

Por pamjet e sigurisë nuk gënjejnë dhe konfirmuan se gruaja e panjohur, që i ka dërguar foton, ishte ajo që kishte qenë në shtëpinë e tyre. Gjëja më e çuditshme është se imazhi tregonte dy persona në shtrat, me një portret familjar të varur në mur, pas tyre. Burimi i “Mail Online” saktëson: “Nuk ka kthim prapa, ky është fundi i martesës së tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit