Dhoma e zhveshjes së Manchester United thuhet se u përgjua gjatë ndeshjes së kampionatit të luajtur në fushën e Aston Villa-s më 6 tetor.
Bisedat dhe udhëzimet e ekipit të trajnerit të Djajve të Kuq, Erik ten Hag, mësohet se janë regjistruar.
Lajmi është zbuluar nga The Sun, i cili ka pohuar se një person të paidentifikuar ka vendosur një pajisje regjistrimi në dhomën e zhveshjes.
Kjo besohet të ketë ndodhur dy ditë para ndeshjes, me personin që ka kaluar me sukses sigurinë dhe ka hyrë në zonën e paautorizuar.
Burimi i The Sun pohoi gjithashtu se personi është një tifoz i Djajve të Kuq, ndërsa ka dhënë detaje për historinë, duke thënë:
“Kjo është një shkelje tronditëse e sigurisë dhe do të bëhen disa pyetje serioze se si u lejua të ndodhte kjo.
“Fatmirësisht, nuk kishte asgjë të keqe në këtë incident. Ishte thjesht një person që donte të bënte një shaka pa kripë, i cili në të vërtetë është një tifoz i United, duke dashur të dëgjonte se çfarë thuhej brenda atyre katër mureve”.
“Por padyshim që është shqetësuese se si personi arriti të futej në dhomën e zhveshjes te një prej skuadrave më të mëdha të Premier League vetëm disa ditë përpara një ndeshjeje”.
Ndeshja e Premier League në Villa Park përfundoi në barazim 0-0.