SKANDAL | Televizionit prestigjoz të Kosovës i mbyllen dyert e stadiumit dhe i mohohet akreditimi nga Federata!

15 Tetor 2024
19:48
Telesport
back button

Në një botë ku liria e shtypit dhe demokracia për të dhënë opinionin, mendimin dhe për të bërë analizën sipas një këndvështrimi që ndoshta si pëlqen dikujt ose disave, jemi shpesh “spektatorë” të kufizimesh që janë e vetmja vegël në dorë për të dhënë një sinjal ndaj medies së lirë dhe shtypit. Dhe kështu – sipas kolegëve të Dukagjini TV – ka ndodhur së fundmi në Kosovë, pasi i është mohuar e drejta për të ndjekur përfaqësuesen e Kosovës në stadium dhe i janë mbyllur dyert e tribunës së shtypit.

Komunikata e TV Dukagjinit: “Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në krye me Agim Ademin, vazhdon të injorojë një nga mediat më të mëdha në vendin tonë, TV Dukagjini.

Si shumë herë të tjera, edhe kësaj radhe, shtëpia e futbollit kosovar nuk ka akredituar gazetarët e TV Dukagjinit për të përcjellë nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pavarësisht kërkesës së TV Dukagjinit të dërguar javë më parë, FFK nuk e ka ndërmend të akreditojë mediumin, i cili me emisionet e saj sportive “Dueli Sportiv” dhe “Dueli Ditor” pasqyron ditë për ditë dhe javë për javë ngjarje nga futbolli vendor.

Televizioni ka mësuar se nuk janë akredituar edhe disa gazetarë të tjerë sportiv të mediave me shkrim, si “Gazeta Blic” dhe “Nacionale”.

FFK nuk ka kthyer përgjigje në kërkesën e mediumeve për akreditim. Në disa raste në të kaluarën, kërkesa nuk është miratuar me arsyetimin “për shkak të numrit të kufizuar në tribunën e mediave”.

Jo vetëm për çështjen e akreditimit. FFK është ftuar në plotë raste nga TV Dukagjini, në emisionin sportiv që transmetohet të dielën “Dueli Sportiv” që të dërgojë ndonjë përfaqësues të saj për të diskutuar rreth zhvillimeve në futbollin kosovar.Nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Televizioni nuk ka marrë përgjigje as kur ka kërkuar nga shtëpia e futbollit kosovar informacione për tema të cilat i ka trajtuar ato në emision ose në kronika televizive.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit