Skandali pas garës, piloti rus bën përshëndetjen fashiste në podium (video)

12 Prill 2022
8:50
Telesport
back button

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në garat e kampionatit europian për makinat kart, të zhvilluar ditën e diel në pistën e Portimao (Portugali). Piloti 15-vjeçar rus Artyom Severyukhin, që në këtë garë garoi nën flamurin e Italisë, në momentin e ceremonisë ka goditur me grusht dy herë gjoksin e tij dhe më pas ka zgjatur përpara dorën e djathtë, duke bërë përshëndetje fashiste.

Ai nisi të qeshte pas këtij gjesti, por kjo skenë nuk është mirëpritur nga të gjithë. Kjo video është bërë shume shpejt virale në rrjetet sociale, ndërkohë që Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka nisur një hetim. Ai garoi nën flamurin e Italisë, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit