Skandali, policia serbe nuk lejon boksierët e Kosovës të kalojnë kufirin dhe marrin pjesë në Botëror

23 Tetor 2021
16:57
Telesport
back button

Në Beograd, Serbi do të zhvillohet Kampionati Botëror i Boksit për të rritur, por një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Policia serbe nuk ka lejuar delegacionin nga Kosova të kalojë kufirin, duke i detyruar të kthehen mbrapsht.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, policia serbe nuk ka lejuar hyrjen e delegacionin Kosovar. Delegacioni përbëhej nga 3 boksierë: Patrit Behrami, Shpëtim e Bashkim Bajoku, të shoqëruar nga trajneri Besim Brahimi dhe sekretari i boksit të Kosovës, Latif Demolli.

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, janë në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Federatën Botërore të Boksit (AIBA) në mënyrë që të gjendet një zgjidhje emergjente dhe ekipi i boksit të Kosovës të niset sërish drejt Beogradit për të garuar i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse në botëror.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit