S’kanë fund problemet për Neymar, përjashtohet nga festa e titullit

17 Maj 2019
22:11
Denis Hakanaj
back button

Dëmtime të dhimbshme, parashikime të gabuara, skualifikime të hidhura: sezoni negativ i Neymar te PSG vazhdon… edhe kur bëhet fjala për të festuar. 

PSG ka siguruar titullin e radhës në Ligue 1 dhe do të mund të festojë para publikut të vet pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit në ndeshjen që do të luhet të shtunën në mbrëmje në "Parkun e Princave" kundër Dijon-it. Mund të festojnë të gjithë, përveç Neymar dhe Maruinhos, të cilët janë ndaluar nga federata franceze për t'u futur në fushë. 

Dy lojtarët janë të skualifikuar dhe nuk do të mund të marrin pjesë në festimet për titullin. Rregullorja e ndalon që një lojtar i skualifikuar të futet në fushën e lojës, edhe kur nuk bëhet fjalë për të luajtur. Klubi do të ndëshkohej nëse do të lejojë që Neymar dhe Marquinhos të marrin pjesë në festën që do të fillojë në përfundim të ndeshjes me Dijon-in dhe që do të zgjasë rreth 30 minuta. 

Për më tepër, kjo është festa e vetme e organizuar nga drejtuesit e PSG, që nuk duan të ekzagjerojnë me festime në një sezon ku ka arritur të fitojë vetëm kampionatin dhe ka marrë shumë zhgënjime. 

Ky vendim i federatës ka shkaktuar shumë polemika në Francë dhe konsiderohet si një goditje e radhës të marrë nga brazilianit, i cili është ankuar shpesh për mënyrën sesi janë menaxhuar situata të caktuara gjatë këtij sezoni (nga ndërhyrjet e ashpra të pësuara në fushë tek indiferenca e arbitrave). Një situatë kjo që mund ta shtyjë Neymar-in që të largohet nga Franca këtë verë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit