Skema perfekte dhe dinake e Piolit: Tonali ekzekuton! “Por duhej anuluar, fitoi 10 metra”. VAR nuk ndërhyn dot

2 Tetor 2022
0:58
Telesport
back button

Ndeshja e ditës së tetë të Serisë A mes Empolit dhe Milanit dha një spektakël të shkëlqyer, veçanërisht loja u zhbllokua në finale dhe u shënuan tre gola në rikuperim. Tre pikë të arta për skuadrën e Stefano Piolit në vazhdim të garës së kampionatit, një paraqitje e mirë e skuadrës së Zanettit që është në gjendje të arrije shpëtimin.

Ndeshja lirohet në minutën e 79-të me një gol i Rebic pas pavëmendjes së Empolit dhe kanë nisur protestat nga pankina e toskaneve. Tonali e kaloi piken ku duhet ta hidhte topin rreth 10 metra përpara. VaAR nuk mund të ndërhyjë në këto situata, ishte një pakujdesi e arbitrit dhe ndihmësve…

“Tonali kryen rivenien e topit ne fushe thuajse 10.46 metra përpara pikës ku doli. Kam diskutuar me arbitrin dhe jo me Piolin”… Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti e kundërshton me rastin e golit të Rebic për Milanin.

Nje aksion i shpejte duke qene se askush nuk e vuri re. Ne fakt, ne ate moment, Pioli eshte ai qe mer topin dhe ia hedh Tonalit duke i thene shiko Leaon bosh perpara i distancuar nga te tjeret. Mesfushori menjehere mer vrull dhe ekzekuton, duke ditur me pas se portugezi deperton dhe asiston per golin e Rebic.

Per kete episod ka nderhyre edhe Luka Marelli, ish-arbitri i njohur qe te DAZN ka komentuar: “Topi del tre metra pas vijës së mesfushës. Pioli e kap dhe ia kalon Tonalit, i cili shtyhet rreth 9 metra përpara. Në këto raste duhet të kthehet mbrapsht rivenia sepse ai ka fituar disa metra, por VAR-i nuk mund të ndërhyjë ne situata me topin jashte fushe pasi aty gjykon arbitri ose virojtesi”.

Suksesi i Milanit është fitorja e guximit, e grupit por edhe e dinakërisë së asaj rivënieje – “Qendron, unë isha aty – pranon mesfushori kuqezi – trajneri më dha topin në dorë. E kam hedhur, nuk e di ku kam qenë ne ate moment, është e vështirë të kuptosh në një sekondë se ku dola.

Duhet të jeni të shpejtë. Më pas do të ishte arbitri qe do te vendoste ne rast se do të kthehej. Goli erdhi nga kjo rivënie paksa e zgjuar, le të themi. Ishte gjëja e duhur për të bërë ne ate moment”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit