Skënderbeu bën “boom” në merkato, sjell një volejbolliste kolumbiane

24 Janar 2022
9:57
Telesport
back button

Skuadra e Skënderbeu në volejboll për femra ka konfirmuar afrimin e volejbollistes kolumbiane Esperanza Gomez. Për 30-vjeçaren që vjen nga Amerika Latine, diagonaliste e pasit, kjo është përvoja e dytë në kampionatin shqiptar të rrjetës, pasi më parë ka luajtur me Partizanin, kur shpallej kampion.

Një përforcim me shumë vlera për skuadrën korçare, që këtë sezon dominon Superligën dhe synon titullin kampion. Lojtarja pritet të aktivizohet këtë fundjavë, në ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në radhët e Skënderbeut aktivizohen edhe 3 volejbolliste të tjera të huaja, që vijnë nga Lindja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit