Skënderbeu fitore e “dyfishtë” ndaj Vllaznisë, Barleti Volley “leksion” Pogradecit

28 Shtator 2024
17:43
Telesport
back button

Është mbyllur sot java e tretë e Superligës në volejboll. Te meshkujt, Skënderbeu mundi 3-0 Vllazninë, në një ndeshje pa shumë histori (25-20, 25-18, 25-22). Në të trija setet epërsia e ekipit korçar ishte e ndjeshme, duke u ngjitur në vendin e dytë.

Te femrat, Skënderbeu kampion në fuqi mundi 3-0 Vllazninë, ndeshje e luajtur në Korçë (25-13, 25-19, 25-10). Edhe kjo sfidë nuk dhuroi shumë emocione, pasi epërsia e ekipit vendës ishte e madhe, duke udhëhequr renditjen me 9 pikë të plota.

Fitoren e parë në Superligë korri këtë sezon ekipi i Barleti Volley, që mundi 3-1 Pogradecin (16-25, 25-22, 26-24, 27-25) në “Asllan Rusi”. Ndeshje me rivalitet, me barletaset që përmbysën liqenoret, duke fituar dy sete në pikët shtesë.

Superliga-Meshkuj, java e tretë

Tirana – Teuta, 3-1

Partizani – Studenti, 3-0

Skënderbeu – Vllaznia, 3-0

Elbasani (pushim)

Renditja: Partizani 9 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Studenti 5 pikë, Vllaznia 3 pikë, Tirana 3 pikë, Teuta 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

Superliga-Femra, java e dytë

Tirana – Teuta, 3-2

Partizani – Dinamo, 3-0

Skënderbeu – Vllaznia, 3-0

Barleti Volley – Pogradeci, 3-1

Renditja: Skënderbeu 9 pikë, Partizani 9 pikë, Tirana 5 pikë, Pogradeci 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Teuta 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit