Skënderbeu i pandalshëm, mposht Tiranën në finale dhe rrëmben trofeun e Kupës së Shqipërisë

17 Mars 2024
20:53
Telesport
back button

Skuadra e Skënderbeut ne volejboll për femra fitoi mbrëmjen e sotme Kupën e Shqipërisë. Vajzat korcare, në finalen e luajtur në sallën sportive “Feti Borova”, në kryeqytet, mundën 3-1 Tiranën pas gati 2 orësh lojë.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por me një epërsi të lehtë të skuadrës së Skënderbeut, që ngre lart një tjetër trofe pas atij të Ligës “Gjergj Kastrioti”, dy javë më parë. Seti i dytë, vendosur në pikët shtesë, ishte vendintar për fatet e takimit.

Skënderbeu pati një epësi të lehtë shumicën e kohës, duke qenë më i kujdesshëm dhe i saktë në momentet vendimtare (25-21, 27-25, 18-25, 25-23). Tirana, me trajner të ri në stol, nuk arriti të bëjë diferencën në pikët e fundit.

Në disavantazh të dy seteve, skuadra kryeqytetase arrin të fitojë setin e tretë, por nuk arrin të kompletojë përmbysjen. Në setin e katërt, skënderbeu fiton sërish dhe nis festën e radhës, duke ngritur lart trofeun e Kupës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit