Skënderbeu nuk e lëshon Ligën “Gjergj Kastrioti”, e fiton për të tretën herë turneun mbarëkombëtar

3 Mars 2024
19:50
Telesport
back button

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra fitoi sot në mbrëmje 3-0 ndaj Dritës, në finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korcë. Kjo është hera e tretë që skuadfra korcare e fiton këtë turne në po kaq edicione të zhvilluara.

Duket sikur ky turne mes ekipeve nga Shqipëria e Kosova është “pronë” e Skënderbeut, që e ka fituar gjithnjë. Ashtu sikurse bëri edhe sot, në një ndeshje ku në përgjithësi ishte superior në fushë ndaj mikeshave nga Gjilani i Kosovës (26-24, 25-23, 25-15).

Gjithsesi, në dy setet e para loja është më e bukur, sidomos në pikët e fundit, ku të dyja skuadrat rivalizojnë. Por, në momentet vendimtare, skuadra vendase është më e saktë dhe arrin të fitojë. Seti i tretë është një formalitet për Skënderbeun, që dominon e fiton pa probleme.

Festë e madhe për skuadrën e Skënderbeut, që fiton dhe ngre këtë trofe para tifozëve të saj të shumtë sot në pallatin e sportit, duke treguar se është një rivale e fortë. Kështu, ka ulur siparin një turne që nisi që vitin e kaluar dhe sot shpalli ekipin fitues.

Gjysmëfinale-Femra

Skënderbeu – Partizani, 3-0

Tirana – Drita, 2-3

Finale-Femra

Skënderbeu – Drita, 3-0

Lajme të tjera

Lajmet e fundit