Skënderbeu tjetër “leksion” Partizanit dhe nis shkëputjen, Tirana ngjitet e dyta

24 Mars 2024
5:38
Telesport
back button

Java e 13-të e Superligës në volejboll për femra ka konfirmuar Skënderbeun në krye të renditjes. Korcaret fituan 3-1 në kryeqytet ndaj Partizanit (22-25, 28-26, 25-14, 25-19), në një ndeshje që dhuroi emocione në dy setet e para.

Më pas, Partizani u “dorëzua”, duke e bërë më të lehtë fitoren e skuadrës së Skënderbeut, që shkëputet 5 pikë nga Tirana. Bardheblutë fituan 3-0 (25-19, 25-15, 25-17) ndaj Vllaznisë, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje.

Fitore të rëndësishme për play off korri Barleti Volley, që mundi 3-0 Pogradecin (25-23, 25-21, 25-19), sukses që ngjit barletaset në vendin e katërt. Suksesin e parë sezonal korri Lushnja, që mposhti 3-0 Teutën (25-23, 25-10, 25-22).

Superliga-Femra, java e 13-të

Lushnja – Teuta, 3-0

Partizani – Skënderbeu, 1-3

Tirana – Vllaznia, 3-0

Barleti Volley – Pogradeci, 3-0

Renditja: Skënderbeu 37 pikë, Tirana 32 pikë, Partizani 31 pikë, Barleti Volley 18 pikë, Vllaznia 16 pikë, Pogradeci 16 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit