Skriniar kërkon një dhuratë pas rinovimit me Inter-in

16 Maj 2019
19:53
Denis Hakanaj
back button

Qendërmbrojtësi i Inter-it, Milan Skriniar, ka folur për INterTV pas rinovimit të nënshkruar me klubin zikaltër deri në vitin 2023: 

"Jam shumë i lumtur për rinovimin, doja të falënderoja klubin dhe tifozët për besimin që më japin gjithmonë. Kam nënshkruar personalisht pasi ndërpreva bashkëpunimin me menaxherin e mëparshëm", ka thënë sllovaku.

"Emocioni më i madh që kam përjetuar? Vitin e kaluar jemi kualifikuar në Champions, edhe pse gjërat nuk kanë shkuar mirë. Besoj se gëzimi më i madh këtë vit do të jetë kualifikimi, por na mungon një fitore. Do të ishte një dhuratë e bukur dhe mund ta arrijmë".  

"Napoli? Ndeshjet kundër tyre janë gjithmonë të bukura, të hapura. Ne duam të fitojmë për të siguruar Champions-in pa qenë e nevojshme të presim ndeshjen e fundit në shtëpi. Duhet të japim gjithçka për të fituar", ka përfunduar Skriniar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit