Skriniar për të zëvendësuar Bremerin e dëmtuar, zbulohet ideja e bujshme e Juventusit

10 Tetor 2024
12:07
Alfred Lleshi
back button

Juventusi po kërkon mundësi transferimi për të zëvendësuar të dëmtuarin Gleison Bremer, por Thiago Motta do të duhet të jetë i durueshëm. Nëse opsioni i lojtarit të lirë nuk ka skaduar, bardhezinjtë mund të shfrytëzojnë mundësitë e tregut të transferimeve të dimrit për një mbrojtës të klasit të lartë, me një rrugë që mund të çojë në një rikthim të pabesueshëm në Itali, nëpërmjet Parisit. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit bardhezinj janë vënë në kërkim të Milan Skriniar, i cili te PSG është gjithçka tjetër, veçse një zgjedhje e parë për Luis Enrique.

Ish-lojtari i Interit dhe Sampdorias aktualisht ka humbur pozicione në hierarkitë e trajnerit spanjoll, duke e parë pak ose aspak në fushë. I ardhur si një “grusht shteti” i madh në merkaton e verës 2023 të klubit parizien, sllovaku e kishte nisur mirë aventurën franceze. Më pas, për shkak të lëndimit, kur u rikthye ngrohu stolin, pa gjetur shumë hapësirë. Në hierarki ishte zëvendësuesi i Marquinhos, kapitenit të parizienëve, por përfundimi pas Willian Pacho dhe Lucas Beraldo nuk i ka pëlqyer mbrojtësit sllovak, i cili ka shprehur disa herë pakënaqësinë e tij.

“Nuk jam i lumtur”, – tha ai së fundi për një gazetë sllovake, duke nënvizuar megjithatë se ndihej mirë në Paris. Ai nuk fshehu asnjë detaj: “Në verë më thanë që nuk do të luaja aq shumë sa sezonin e kaluar, ndaj kisha mundësi për huazim”. Pikërisht këtu mund të hyjë në lojë Juventusi.

Me dëmtimin e rëndë të Gleison Bremer, bardhezinjtë janë në kërkim të një zëvendësuesi, sepse Motta nuk dëshiron të qëndrojë me zgjedhje të reduktuara në repartin e mbrojtjes. Nuk mjafton vetëm roli i Gatti, Kalulu dhe Danilo, ndaj rikthimi në merkato është i sigurt. Nuk përjashtohet mundësia që Djalò apo Rugani të tërhiqen mbrapsht, por ideja e një huazimi joshës si ai i Skriniar është tërheqës për klubin bardhezi. Huazim, sepse siç raporton “Gazzetta dello Sport”, për momentin Juventusi nuk ka buxhet për ta përballuar operacionin, që do të kishte kostot e veta. Mendoni vetëm për rrogën e sllovakut, i cili fiton 10 milionë euro në sezon nën hijen e Kullës Eifel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit