Skriniar: “Sa e dhimbshme ajo që ndodhi, për pak sekonda po shkruanim historinë”

30 Qershor 2024
23:06
Telesport
back button

Mbrojtësi i Sllovakisë, Milan Skriniar foli me kanalet zyrtare të UEFA-s pas eliminimit të tyre nga EURO 2024 nga Anglia. Këtu janë deklaratat e tij:

“Është e vështirë të gjesh fjalët, të gjithë jemi shumë të trishtuar. Ishim shumë pranë kalimit në raundin tjetër. Nëse vazhdojmë të përfaqësojmë Sllovakinë kështu, ndoshta do të kemi më shumë momente të mira përpara nesh.

Anglia ka cilësi, ata shtyne perpara sidomos ne fund dhe papritmas Bellingham shënoi nje gol te bukur. Ishte shumë e dhimbshme të pesonim në minutën e fundit, por unë jam vërtet krenar për të gjithë ekipin.

Ne ishim gati të shkruanim historinë e Sllovakisë, por, për fat të keq, do të kthehemi më të fortë nga sot!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit