Skuadra arabe e Al Hilal bën ofertë zyrtare për mbrojtësin e padëshiruar nga Guardiola

22 Gusht 2024
11:06
Telesport
back button

Skuadra arabe e Al Hilal ka bërë një ofertë për mbrojtësin e Manchester City, portugezin Joao Cancelo. Lajmikn e konfirmoi sot eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Sipas tij, skuadra saudite e Pro League është në bisedime si me përfaqësuesit e City ashtu dhe me ata të Cancelo. Lojtari u rikthye në “Etihad” këtë verë pasi kaloi sezonin e kaluar në huazim te Barcelona.

Trajneri i “citizens” Pep Guardiola pranoi javën e kaluar se mbrojtësi portugez mund të largohej nga skuadra e tij para afatit të 30 gushtit, kur dhe mbyllet merkato e verës.

30-vjecari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Manchester City dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 25 milionë euro.

Nga janar 2023, ai ka qenë larg Anglisë, duke luajtur i huazuar fillimisht gjysmë sezoni te Bayern Munich dhe më pas te Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit