Skuadra e NBA-së izolohet 6 orë në dhomat e zhveshjes prej coronavirus

12 Mars 2020
10:45
Telesport
back button

Skuadra e Utah Jazz priste të luante ndaj Oklahomës në stadiumin e “Chesapeake Energy Arena”, por ajo që duhej të ishte një ndeshje e thjeshtë basketbolli u kthye në makth. Skuadra mike e Jazz ka qëndruar për orë të tëra e izuluar në dhomat e zhveshjes, pas lajmit se një lojtar i këtij ekipi, Rudy Gobert, ka dalë pozitiv me coronavirus.

Ndeshja u pezullua pak minuta para se të niste dhe e gjithë skuadra e Utah Jazz, menjëherë pas lajmit, iu nënshtrua testit. Ndërkohë që lojtari i infektuar nuk ishte me ekipin, pasi kishte shfaqur simptoma të temperaturës dhe probleme të frymëmarrjes.

Ndërkohë që Gubert ndodhej në spital, në karantinë, e gjithë skuadra e Jazz ka qenë e izoluar në dhomat e zhveshjes për 6 orë. Asnjë kontakt me ta, ndërkohë që përgjigjet e analizave do të dalin sot. Lojtarët janë larguar nga stadiumi duke mbajtur maska.

Testit të coronavirus do t’i nënshtrohen edhe gjyqtarët që kanë gjykuar Jazz në ndeshjet e fundit si dhe lojtarët e skuadrave të Cleveland, New York, Boston, Detroit e Toronto, që kanë luajtur ndaj këtij ekipi në 10 ditët e fundit. ndërkohë që NBA ka pezulluar pa afat të gjitha ndeshjet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit