Vëzhguesit teknik të UEFA-s kanë zgjedhur një ekip të shkëlqyeshëm, më të mirin e Ligës së Kampionëve, edicionin e fundit që u fitua nga Bayern Munich i trajnerit Flick. Ky është top-ekipi i sezonit në garën më të rëndësishme kontinentale për klubet. Nuk është vetëm top-formacion, por 23 lojtarët më të mirë, nga dy për secilin rol në fushë, veç portës me tre emra (sa lejohet të federojë një skuadër futbolli në Champions). Ky top-ekip është plot me lojtarë kampionë. Në të bëjnë pjesë dy spanjollë, Angeliño dhe Thiago Alcántara. Ndërkohë, ka vetëm dy lojtarë nga ekipet e La Liga-s; Oblak i Atlético Madrid dhe Lionel Messi i Barcelonës, pavarësisht humbjes tupëruese 8-2 ndaj bavaezëve. Po, Leo është atje, por Cristiano Ronaldo mungon.