Skuadra e Vitit, Laporte përdor Mourinho-n për të shprehur pakënaqësinë e tij

10 Qershor 2022
17:35
Denis Hakanaj
back button

Qendërmbrojtësi i Spanjës dhe Manchester City-t, Aymeric Laporte është i pakënaqur që është lënë jashtë Skuadrës së Vitit në Premier League.

Ai postoi një GIF të një prej konferencave të famshme për shtyp të Jose Mourinho-s pas ndeshjes për të nënvizuar pakënaqësinë e tij.

Alisson u zgjedhur në portë para katër mbrojtësve Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk, Antonio Rudiger dhe Joao Cancelo.

Thiago u zgjodh në mesfushë me Kevin de Bruyne dhe Bernardo Silva në krahët e tij. Cristiano Ronaldo u zgjodh në qendër të sulmit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane në krahët e tij.

Laporte ka qenë i pakënaqur me faktin se Van Dijk dhe Rudiger janë zgjedhur përpara tij, pavarësisht faktit se ai ishte qendërmbrojtësi dominues tek ekipi që në fakt fitoi Premier League.

Laporte, i cili ka bërë 15 paraqitje me kombëtaren spanjolle dhe ka shënuar një gol, luajti 33 ndeshje për City-n në Premier League këtë sezon dhe shënoi katër gola. Ai ishte një arsye kryesore që skuadra e Pep Guardiolas pësoi vetëm 26 gola gjatë gjithë vitit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit