Skuadra kalon fazën e grupeve pas 10 vitesh, ajo që bën trajneri është e pabesueshme (video)

10 Dhjetor 2021
8:13
Alfred Lleshi
back button

Një mbrëmje që do të përshtatej për Crvena Zvezda. Falë barazimit të marrë në Braga, serbët siguruan vendin e parë në grupin e “Europa League” dhe kualifikimin për në fazën tjetër. Ky është një moment historik, që klubi serb nuk e kishte parë për dhjetë vite në kupat evropiane. Prandaj është normale që në fishkëllimën e trefishtë të gjyqtarit, lojtarët dhe stafi stërvitor të festonin me entuziazëm.

Ndër festimet që kanë goditur më shumë është ai i Dejan Stankovicit. Ish-futbollisti i Interit, tani trajner i Crvena Zvezda, fillimisht përshkoi disa metra duke vrapuar në fushë dhe më pas u shkri në lot. Këto ishin ditë jo të lehta për Stankovic, i cili ishte shumë pranë pankinës së Sampdorias, por u detyrua ta shtyjë kthimin në Itali për shkak të arrestimit të presidentit Massimo Ferrero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit