Skuadra londineze s’heq dorë nga mbrojtësi i Manchester United, tjetër ofertë në verë

27 Mars 2024
9:58
Telesport
back button

E përditshmja britanike “The Sun” deklaron se skuadra e West Ham do të vijë me një tjetër ofertë për mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire këtë verë. “The hammers” shpresuan që ta merrnin ish-kapitenin e United që vjet në verë, por marrëveshja dështoi.

Qendërmbrojtësi qëndroi në “Old Trafford”, në një tjetër seozn me luhatje. Gjithsesi, trajneri i West Ham, David Moyes, mbetet ende një tifoz i madh i 31-vjeçarit. Këtë verë, pritet që oferta të jetë rreth 20 milionë euro për lojtarin, më e ulët se vjet duke parë se kontrata e tij me “djajtë e kuq” skadon në verën e vitit 2025.

E ardhmja e Maguire në “Old Trafford” dukej se do të kishte përfunduar kur atij iu hoq kapiteni i klubit në fillim të këtij sezoni. Gjithsesi, mbrojtësi vendosi të qëndrojë dhe këtë sezon ka luajtur në 13 ndeshje në Premier League, pesë ndeshje më shumë se sa arriti në të gjithë 2022/23.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit