Skuqet Bruno Fernandes, dështon United! Tottenham bën tris në “Old Trafford”

29 Shtator 2024
19:33
Telesport
back button

Manchester United sot dështoi në shtëpi përballë Tottenham në atë që duhej të ishte nisja e një serie rikthimi në Premier League. Djajtë e kuq humbën 0-3.

Johnson ishte i pari që gjeti golin për miqtë, duke shënuar pas vetëm 3 minutash lojë. Ndeshja mund të ishte më e ekuilibruar, por kartoni i kuq i Bruno Fernandes prishi ekuilibrat.

Me United që luajti me 10 lojtarë, Kulusevski në të 47′ dhe Solanke në të 77′ blinduan totalisht avantazhin e Tottenham duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme.

Djajtë e kuq kanë shënuar vetëm dy gola në “Old Trafford” këtë sezon. Trajneri Ten Hag rrezikon stolin më shumë se kurrë. Skuadra dukshëm që nuk funksionon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit