Slloveni Pogacar shkëlqen në Apenine, fiton edicionin nr.107 të Xhiros së Italisë

27 Maj 2024
10:15
Telesport
back button

Çiklisti slloven Tadej Pogacar fitoi edicionin nr.107 të Xhiros së Italisë, një nga tri turnetë më të rëndësishëm në botë në sportin e biçiklistës. Një turne i vështirë me 21 etapa, ku çiklisti i ekipit të UAE Team Emirates, fitoi 6 prej tyre.

Pogacar e mori kryesimin e turneut që në xhiron e dytë dhe nuk e hoqi deri në funë fanellën rozë të liderit. Pas 21 etapash, ai dha kohën e përgjithshme 79h14’03”, duke lënë pas kolumbianin Daniel Martinez, i dyti me gati 10 minuta vonesë.

Podiumi kompletohet me britanikun Geraint Thomas, i treti. Çiklisti slloven bëri diferencën në etapat malore, ku dhe shkëputej e krijonte epërsinë ndaj rivalëve, që nuk ishin të gjendje të konkurronin dot me të.

26-vjeçari Tadej Pogacar ishte favoriti për të fituar Xhiron e Italisë dhe nuk zhgënjeu, teksa më herët ka fituar dy herë edhe Turin e Francës (2020 e 2021). Një paraqitje e shkëlqyer, që i dhanë edhe trofeun e radhës në karrierën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit