Slot: E rëndësishme të marrim sa më shumë pikë ndaj rivalëve direkt për titull, Arsenal një prej tyre

25 Tetor 2024
12:20
Telesport
back button

Skuadra e Liverpool po kalon një moment të mirë në kampionat, ku kryeson renditjen. Pasi mposhti Chelsea fundjavën e kaluar skuadra e “reds” përgatitet për një tjetër përballje të vështirë, atë ndaj Liverpool. Trajneri Arne Slot foli për rëndësinë e kësaj sfide.

Të luash me Arsenal do të jetë edhe më e vështirë se ndaj Chelsea, por le të shohim në fund të sezonit ku do të jenë këto dy skuadra. Ne të gjithë e dimë se marrja e pikëve ndaj konkurrenti direkt në këtë fazë të hershme të sezonit është e rëndësishme”, u shpreh Slot.

Të gjithë e dimë se Arsenal është një prej konkurrentëve tanë për titull, ndaj është e vështirë ndaj tyre, pasi janë të organizuar. Do të jetë mjaft e rëndësishme të marrim pikë ndaj tyre, pasi do të bëhej më e thjeshtë në vazhdim”, shtoi më tej Arnel Slot.

Luajmë çdo 3 ditë dhe nuk kemi shumë mundësi për rikuperim, por do të jemi gati me elementët më të mirë në fushë. Skuadra ka treguar karakter deri më tani. Ne duhet të tregojmë më të mirën ndaj çdo skuadre dhe do të provojmë të fitojmë ndaj tyre”, tha Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit