Pas tri fitorrsh radhazi, skuadra e Liverpool u ndal në fushën e saj, teksa u mund 0-1 nga Nottingham Forest në “Anfield”, suksesi i parë pas 55 vitesh i miqve. Një humbje që vuri mjaft pikëpyetje se çfarë mund të arrijnë “reds” këtë sezon.
Arne Slot nuk ishte i kënaqur as me lojën e skuadrës së tij: “Ne e humbëm topin shumë herë në situata të thjeshta. Ne arritëm të krijonim vetëm tre ose katër raste të mëdha shënimi che këto nuk janë të mjaftueshme”.
“Nuk ia dolëm të luanim më mirë, sidomos të luanim më mirë në lojën me top. Ne nuk krijuam aq shumë raste të pastra sepse ata mbrojtën shumë mirë. Por edhe ne luajtëm një futboll pa shumë ide, ishte një lojë e dobët nga ana jonë”, tha më tej holandezi.
Slot mbeti i frustruar nga rrjedha e ndërprerë e lojës dhe Liverpool nuk arriti të gjente ndonjë ritëm të duhur. “Ishte një lojë ndalim-fillimi dhe nuk patëm një ritëm të mirë dhe si rezultat i kësaj ne nuk krijuam asnjë rast. Ne duhej të ishim më mirë me topin”, tha Slot.
“Ne humbëm shumë topa të dytë dhe mjaft kontraste. Kur loja nuk ka rrjedhshmëri është e vështirë. Tashmë duhet të mendojmë për sfidën e radhës në Champions, duke reaguar sa më shpejt”, deklaroi Slot.